Pejë – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi organizoi sesionin informues për fermerët

Drejtoria për Bujqësi , Pylltari dhe Hidroekonomi në komunën e Pejës organizoi sot një sesion informues për të informuar fermeret mbi masat e mbështetjes , kriteret ,kushtet e përfitimit për aplikim në programin e granteve për bujqësi që priten të shpallen së shpejti nga Ministria e Bujqësisë .

Drejtori i Drejtoratit për Bujqësi , Pylltari dhe Hidroekonomi në komunën e Pejës , Tahir Shala gjatë këtije sesioni informues tha se janë të pakët fermeret që kanë përfituar grante nga komuna jonë gjatë kohës së kaluar pasi që në shumicën e rastëve përfitues kanë qenë firma të mëdha e jo fermer që vërtet kanë pasur nevoje për grante të tilla.

Ai gjithashtu para fermerëve pejanë u zotua që komuna e Pejës në bazë të mundësive buxhetore që ka do të subvencionojë ato planbiznese të fermerëve që i plotësojnë kriteret e vendosura për masat mbështetëse.

Në këtë sesion të gjithë fermerët patën mundësi të diskutojnë dhe shprehin mendimet e tyre në marrjen e informacionit të saktë. /Radio Peja/

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.